Na ndiqni edhe në

Bota

Vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë së filmit/ Flet aktori Alec Baldwin: Më është thyer zemra!

Vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë së filmit/ Flet

Një ngjarje e rëndë që ka përfshirë Alec Baldwin, aktorin e dhjetra roleve kinematografike, ka ndodhur në xhirimet e filmit të tij të fundit. Ai ka shkrepur aksidentalisht armën duke lënë të vdekur Halyna Hutchins, kinematografe shumë e njohur dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza. Hutchins u transportua në spital me helikopter, por nuk mundi t’i shpëtojë vdekjes. Aktori ka bërë deklaratën e tij të parë publike pas ngjarjes së rëndë.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolege e jona shumë e admiruar. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me policinë për të treguar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Më është thyer zemra për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e dinin dhe e donte Halynën", shkroi Baldwin të premten në Twitter./M.M-dritare.net

Vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë së filmit/ Flet