Zgjedhjet në SHBA/ Kur mbyllen qendrat e votimit, në çfarë ore dalin exit poll-et, kur do ta mësojmë fituesin!
Dritare.net
Një vend, katër zona kohore, shumë sisteme dhe kohë të ndryshme votimi. Për ata që i ndjekin nga Evropa, zgjedhjet në SHBA zakonisht mund të jenë një thriller që ndodh brenda natës.
Shtatë shtetet që do të vendosin fituesin e zgjedhjeve; Arizona, Karolina e Veriut, Michigan, Nevada, Wisconsin, Pensilvania dhe Gjeorgjia janë të shpërndara në të gjithë territorin e SHBA-së dhe procesi i tyre përfundon në periudha të ndryshme.
Duke marrë parasysh diferencën kohore, qendrat e votimit do të mbyllen pas orës 12:00 të së mërkurës (me orën e Shqipërisë). Çdo gjysmë ore deri në agim, procesi do të përfundojë në secilin prej shteteve kyçe dhe fotografia për banorin e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë do të bëhet gjithnjë e më e qartë.
Orari është si më poshtë!
Ora 16:00 e së martës-00:00 e mërkurës (me orën e Shqipërisë)– Vendvotimet nuk do të mbyllen, por pas kësaj ore do të fillojnë raportimet e para të exit poll.
18:00/ 00:00(Shqipëri)- Mbyllen qendrat e votimit në Kentakin lindor dhe në pjesën më të madhe të Indianës.
Të dyja janë shtete republikane dhe nuk priten surpriza!
19:00/ 01:00 (Shqipëri) – Mbyllen qendrat e votimit në gjashtë shtete, përfshirë Xhorxhian.
Është një nga shtatë shtetet kritike. Në vitin 2020, Joe Biden fitoi me vetëm 0.2%. Nëse Kamala Harris fiton, ajo do të ketë një fitore të mirë.
19:30/ 01:30 (Shqipëri)– Mbyllen qendrat e votimit në Karolinën e Veriut, Ohajo dhe Virxhinia Perëndimore.
E para do të jetë një betejë: nëse Donald Trump e fiton atë, ai ka një shans serioz për të fituar edhe zgjedhjet..
20:00/ 02:00(Shqipëri)- Mbyllen qendrat e votimit në 18 shtete, përfshirë Pensilvaninë.
Një tjetër shtet që mund të jetë vendimtar që njëri prej të dyve të vulosë fitoren në garën elektorale. Rreth kësaj kohe mund të presim një valë të dytë të exit poll-eve.
20:30/ 02:30 (Shqipëri)– Mbyllen qendrat e votimit në Arkansas.
Një tjetër rast që papritur republikanët “e kanë në xhep”.
21:00/ 03:00 (Shqipëri) – Mbyllen qendrat e votimit në 15 shtete, duke përfshirë Michigan dhe Wisconsin.
Ky, siç e vë në dukje The Guardian, është momenti përcaktues për Kamala Harris: nëse fiton, ka shpresa, nëse jo, i thotë lamtumirë shpresave të saj për Shtëpinë e Bardhë. Trump i fitoi ato në 2016-ën (së bashku me Pensilvaninë) dhe mori zgjedhjet, po ashtu edhe Biden në 2020-ën. Këtë vit Trumpit i duhet vetëm një nga të tre.
22:00 / 04:00 (Shqipëri) –Mbyllen në Nevada, Montana dhe Utah.
Këtu Harris mund të shpresojë për një fitore, duke përmbysur galopin që fillimisht e vendosi Trump-in në vendin e parë.
23:00/05:00 (Shqipëri)- Mbyllen qendrat e votimit në katër shtete.
00:00 e mërkurë/ 06:00 në (Shqipëri)- Mbyllen qendrat e votimit në Hawaii dhe Alaska.
Historia tregon se në vitin 2020 AP shpalli Biden fitues më 7 nëntor, gati katër ditë pas zgjedhjeve./K.C/dritare.net