Na ndiqni edhe në

Bota

Zjarret në Amerikë/Trump: Faji i menaxhimit të pyjeve

Zjarret në Amerikë/Trump: Faji i menaxhimit të pyjeve

Në lidhje me zjarret në Kaliforni, presidenti amerikan Donald Trump, është shprehur se shkaku i tyre, është keqmenaxhimi i pyjeve. Trump, nuk u shqetësua për zjarret në Kaliforni, duke i thënë një zyrtari se shpejt koha do të bëhet më e freskët.

Kur u pyet nga një reporter në Kaliforni nëse ndryshimi i klimës ishte një faktor për zjarret masive, Trump u përgjigj:

"Unë mendoj se kjo është më shumë një situatë menaxhimi".

Zjarret në Amerikë/Trump: Faji i menaxhimit të pyjeve

Flakët në Kaliforni, Oregon dhe shtetin e Uashingtonit kanë djegur gati 2 milionë hektarë tokë dhe kanë vrarë të paktën 36 njerëz që nga gushti. Në lidhje me ndryshimet klimaterike, më parë Trump ka dhënë deklarata të ndryshme.

Zjarret në Amerikë/Trump: Faji i menaxhimit të pyjeve

Herë është shprehur se ndryshimet klimaterike janë një temë e rëndësishme dhe serioze dhe herë të tjera, se problemet e klimës janë inekzistente./L.F-dritare.net