
Dashi
Ditë shumë e thjeshtë do jetë kjo e sotmja. Do ju duket sikur të gjithë ju duan dhe do ndiheni shumë të qetë. Nëse keni një lidhje çdo gjë do ju ecë si keni dashur. Pa u munduar aspak, do arrini ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Ju beqarët do kaloni goxha peripeci, por në fund do arrini ta bëni për vete një person që do ua mbushë zemrën me gëzim. Në punë duhet të tregoheni më të gatshëm për të pranuar një post të ri sepse ai do ju bëjë edhe më të famshëm e më të njohur. Nëse nuk doni probleme serioze financiare, mundohuni të ulni shpenzimet dhe të ecni gjithmonë me plane në këtë sektor.
Demi
Hëna do e ndriçojë jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe do e bëjë atë shumë më të bukur. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë një dite pa asnjë re. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që doni dhe do e keni më të lehtë t'i shprehni ndjenjat. Ju beqarët do filloni menjëherë një lidhje pasionante dhe të jashtëzakonshme e cila do iu bëjë të përjetoni kënaqësi pafund. Sipas Dritare.net, në punë mund të ketë edhe kriza të brendshme apo sfida për të kaluar. Sido që t'iu vijnë gjërat, me pak durim mund t'ia dilni mbanë. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak, përkundrazi gjendja ka për të qenë më e mirë nga sa e mendonit.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do jeni gjenialë dhe të paarritshëm. Çdo gjë që keni dashur do mund ta arrini pa shumë mundim. Fale Venusit, jeta juaj në çift nuk do jetë aspak e trishtuar. Në pjesën më të madhe të kohës ju do bëni çdo gjë sipas dëshirës tuaj dhe emocionet do shumëfishohen. Ju që jeni ende vetëm do keni dashuri me shikim të pare në momentin që më pak e prisni. Për ju çdo gjë tashme do jetë ndryshe. Në punë mund t'iu duket të qëndroni edhe vonë disa momente vetëm për të arritur në kohë ato që keni menduar. Në planin financiar do ju duhet të ndërmerrni edhe rreziqe për ta stabilizuar situatën.
Gaforrja
Saturni do i japë shkëlqim jetës tuaj sot. Nga ana tjetër do jeni të disiplinuar dhe nuk do veproni pa logjikë. Ju që keni një lidhje do kaloni momente të këndshme me partnerin tuaj dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Çdo çast ka për të qenë ashtu si e keni ëndërruar. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe pak kohe para se të ndryshojnë statusin sepse mundësitë e sotme nuk do jenë më të mirat e mundshme. Në punë do jeni më të përgjegjshëm he më të zotët për të çuar përpara projektet e nisura. Financat mos i lini në dorë të personave të tretë sepse do pendoheni tej mase.
Luani
Planetët do ju bëjnë me humor të mirë sot dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për ta zbukuruar ditën. Nëse keni një lidhje shtyjini për pak me vone angazhimet profesionale sepse partneri do ketë me te vërtetë shumë nevojë për mbështetjen dhe ngrohtësinë tuaj. Nëse jeni beqarë nuk duhet të bini pre e disa intrigave dhe kurtheve sepse do lëndoheni pamasë. Mirë është që edhe për pak kohë të qëndroni ashtu si jeni. Në punë do jeni profesionistë dhe të kontrolluar prandaj nuk do ju ndodhin të papritura. Me shpenzimet nuk do i keni punët aspak mirë dhe mund të ndodheni në situata të vështira.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do i merrni gjërat më shtruar dhe nuk do mendoni të veproni me nxitim. Nëse keni një lidhje do jeni mjaft të ngrohte, të dashur dhe të respektueshëm me partnerin tuaj. Marrëdhënia në çift do jetë e jashtëzakonshme dhe të gjithë do ju kenë zili. Nëse jeni beqarë nuk do tregoheni shumë të logjikshëm dhe mund të filloni edhe aventura kalimtare. Në punë do jeni me shumë fat, por duhet të përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të provuar veten edhe në fusha të tjera. Dielli do jetë planeti që do ju ndihmojë t'i përmirësoni të ardhurat. Mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do jeni më të duruar e më të logjikshëm prandaj çdo gjë do ju ecë më së miri. Nëse keni një lidhje do i sqaroni të gjitha problemet që ju kishin dalë me partnerin dhe do ndiheni disi më të qetë. Herë tjetër për çdo pakënaqësi duhet të flisni në moment me të pasi koha i ndërlikon gjërat. Sipas Dritare.net, ju beqarët edhe pse do mundoheni pamase, nuk do arrini dot ta gjeni personin që do iu përshtatet në perfeksion. Në punë do i bëni ballë frikës dhe do guxoni të hidhni hapa që as vete nuk i kishit menduar ndonjëherë. Në planin financiar është momenti të ndërmerrni hapa dhe të merrni vendime.
Akrepi
Gjatë kësaj dite nuk do keni probleme serioze megjithatë jo gjithçka ka për të qenë e lehtë. Për ju të dashuruarit nuk do ecin gjërat si i kishit menduar. Nuk do arrini dot t'i shprehni sa duhet ndjenjat kundrejt partnerit dhe ai mund të keqkuptohet për këtë gjë. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni disi më të duruar dhe keni për ta gjetur personin për të cilin keni ëndërruar gjithmonë. Në punë do jeni objektivë dhe do i keni shumë të qarta qëllimet që doni të arrini. Pengesat do jenë të njëpasnjëshme, por jo të pakalueshme. Financat do konsolidohen tej mase, kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Shigjetari
Hëna dhe Dielli do e bëjnë ditën e sotme akoma më të bukur. Do keni energji pafund dhe çdo moment do jetë më fantastik. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm momente të lumtura dhe të begata. Shfrytëzojeni çdo sekonde sepse gjërat nuk kanë për të qene gjithmonë kështu. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjë prej personave nuk do i përmbushë kërkesat tuaja aq sa për të guxuar e për të filluar një lidhje. Në punë do keni sukses të garantuar dhe do gjeni zgjidhje edhe për ndonjë problem të vogël që keni pasur dikur. Në planin financiar jo vetëm që nuk do jetë nevoja të merrni borxhe, por mund të bëni edhe disa investime të kënaqshme dhe afatgjata.
Bricjapi
Asgjë dhe askush nuk do mund t'iu influencojë gjatë kësaj dite. Do keni mendjen tuaj dhe do ecni sipas planeve që keni bërë në kokë. Ju të dashuruarit do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do pranoni në asnjë mënyrë t'i hapni rrugë atij që keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do lërë shumë për të dëshiruar. Ju beqareve do ju duket sikur vetë jeni perfektë dhe gjithë të tjerët kanë të meta. Duke menduar kështu keni për të mbetur ende me të njëjtin status. Në punë do jeni shumë pak persona dhe kjo do iu japë më shumë fushë të lirë për të vepruar. Që financat të vazhdojnë të jenë të mira, duhet t shpenzoni vetëm për gjërat më të domosdoshme.
Ujori
Mendja juaj do jetë e mbushur me ide negative sot dhe në disa momente do doni të ndryshoni çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, jo vetëm që asgjë nuk do ecë mirë, por mund të mendoni edhe për ndonjë ndarje të mundshme. Ju beqarët do pranoni te keni njohje e të dilni nëpër takime, por nuk do arrini dot të fiksohen pas dikujt e të filloni një lidhje. Në punë mund të jeni produktivë vetëm duke përdorur kompjuterin ose makineritë e tjera sepse vetëm nuk do arrini dot asgjë. Financat nuk do jenë të këqija, por duhet të mundoheni të kurseni nga pak në mënyrë që të siguroni edhe të ardhmen.
Peshqit
Merrini gjërat sa më shtruar sot dhe mos kërkoni me ngulm vëmendje nga të tjerët. Ju të dashuruarit do i keni planetët kundër gjatë kësaj dite kështu që duhet të bëni të pamundurën që ta ruani vetë qetësinë dhe qëndrueshmërinë. Ju beqarët do përjetoni ndjesi shumë të forta atëherë kur nuk do e prisni. Dikush i njohur prej vitesh mund t'iu bëjë propozimin më të bukur që mund të kishit menduar. Në punë do dini të bindni dhe pikëpamjet që keni do respektohen nga të gjithë. Mundet të pranoni edhe përgjegjësi të reja pa pasur asnjë frikë. Perspektivat financiare nuk do jenë shumë të mira, kështu që mos guxoni as të bëni investime. /dritare.net

















