Dashi
Urani dhe Dielli do ju premtojnë një ditë të shkëlqyer dhe të mbushur me surpriza të njëpasnjëshme. Jeta juaj në çift do jetë shumë e bukur, madje do merrni edhe vendime goxha të rëndësishme. Buzëqeshja dhe shkëlqimi i syve nuk do largohen asnjë çast. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura të shkurtra romantike dhe do e keni vetë në dorë nëse do doni të përfitoni apo jo. Në punë do mëzoni gjëra të reja që do ua lehtësojnë gjithçka. Tashmë jeta për ju do marrë drejtimin që keni pritur prej kohesh. Për çështjet financiare do jetë një ditë e favorshme dhe pa asnjë problem.
Demi
Merrni gjithë kohën e duhur sot për të analizuar gjithçka para se të hidhni hapa. Në këtë mënyrë nuk do përballeni as me probleme. Për ju të dashuruarit gjithçka ka për të ecur më së miri. Nuk do keni aspak ankesa ndaj partnerin e madje do kërkoni edhe falje për gabimet që keni bërë. Ju beqarët do afroheni gjithnjë e më shumë me personin që pëlqeni dhe mund të bëni edhe deklarata dashurie. Në punë nuk duhet të ndali së bëri përpjekjet e duhura për të arritur atje ku doni. Asgjë nuk është e pamundur, mjafton të keni durim dhe guxim. Në planin financiar duhet të bëni më shumë kujdes pasi me gabimet më të vogla situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit.
Binjakët
Komunikimi me të tjerët do jetë goxha i vështirë gjatë kësaj dite prandaj herë pas here mund të gjendeni në vështirësi. Ju të dashuruarit do ndiheni si të bllokuar dhe nuk do arrini dot t'i shprehni ndjenjat sa do dëshironit. Marrëdhënia me partnerin do ftohet disi. Ju beqarët nuk do arrini dot ta bëni për vete atë që pëlqeni dhe keni për të mbetur ende vetëm. Për fat do keni pranë miqtë që nuk do iu lënë të mërziten. Në punë nuk do jeni aspak luftarakë. Edhe gjërat më të lehta do ju duken shumë të vështira. Nëse shpenzimet i kryeni pa u menduar aspak situata shumë shpejt do përkeqësohet tej mase.
Gaforrja
Dita e sotme do fillojë qetësisht për ju, por gjithçka do ndryshoje shpejt. Pas mesdite do ndiheni edhe më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Yjet do ju bëjnë më strikte dhe shumë më kërkues ndaj partnerit tuaj. Për fatin tuaj të mirë partneri do jetë më tolerante dhe do ju hape shpeshherë rruge. Ju beqarët do magjepsen pas një personi dhe do bëjnë të pamundurën për ta pasur në krah. Në punë do vlerësoheni jo vetëm nga kolegët, por edhe nga shefat. Gjërat për ju do ecin për mrekulli dhe nuk do mundoheni si më parë. Në planin financiar do jeni do ndërmerrni rreziqe dhe do hidhni hapa të guximshme që situata të ndryshoje sa më parë.
Luani
Shpesh do ndiheni në mëdyshje gjatë kësaj dite, por menjëherë do reflektoni dhe do dini të hidhni hapat e duhura. Nëse keni një lidhje çdo gjë ka për të ecur më së miri. Nuk do keni asnjë mosmarrëveshje me partnerin, përkundrazi do jeni më të logjikshëm dhe do i pranoni edhe gabimet e bëra. Ju beqarët më në fund do marrin propozime të veçanta nga persona që vlejnë me të vërtetë shumë. Në punë do i mbani premtimet dhe shefat do ju vlerësojnë, Pak e nga pak keni për të arritur atje ku keni dëshiruar aq shumë. Buxhetin do dini si ta organizoni më së miri dhe gjithçka do ju ecë më së miri.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite nuk do jeni më të shpërqendruar si më parë, por do merrni kontrollin e çdo gjëje. Ju të dashuruarit do jeni më të vendosur se kurrë për të bërë ndryshime në jetën tuaj. Do jeni më të hapur me partnerin dhe së bashku do merrni vendimet e duhura. Ju beqarët do filloni një lidhje shumë pasionante, e cila ka për t'ua ndryshuar jetën njëherë e përgjithmonë. Në punë do ndiqni një strategji më strikte që situata të fillojë të normalizohet. Për ju asgjë nuk do jetë e pamundur. Shpenzimet bëjini në mënyrë sa më të kontrolluar nëse nuk doni që nesër të keni probleme serioze.
Peshorja
Asgjë nuk do ju ecë ashtu si kishit dashur sot dhe do mërziteni pafundësisht. Ju të dashuruarit do keni shumë kundërshtime me partnerin tuaj dhe në një moment do mendoni edhe t'i jepni fund gjithçkaje. Mirë është që të reflektoni gjatë para se të hidhni hapa kaq të rëndësishme, pasi nesër mund të pendoheni për veprimet e bëra. Ju beqarët nuk do keni asnjë dëshirë të bëni ndryshime. Në punë do jeni shumë kreativë, por kolegët dashakeqë do mundohen me çdo mënyrë t’iu pengojnë. Kujdes edhe nga ata që kanë bërë gjoja sikur ju kanë mbështetur së fundmi. Në planin financiar për fat të mirë çdo gjë do ju ecë për mrekulli.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do ju duhet të merreni me disa çështje të rëndësishme dhe do frikësoheni sepse nuk do arrini dot aq shpejt atje ku doni. Ju të dashuruarit do jeni shumë të shpërqendruar dhe padashje mund ta lini pas dore të dashurin e zemrës. Mund të ketë edhe mërzitje të mëdha për këtë arsye. Ju beqarët nuk do keni guxim t'ia shprehin ndjenjat dikujt dhe do vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Në punë do keni diskutime të gjata me shefat, por ende nuk do merrni përgjigjen që keni pritur. Bëni pak më shumë durim. Buxhetin do e ekuilibroni më shpejt nga sa mendonit kështu që do ndiheni më të qetë kur të shpenzoni sidomos në mbrëmje.
Shigjetari
Ndryshe nga sa mund ta kishit menduar, kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e jashtëzakonshme dhe mjaft emocionuese. Për ju që keni një lidhje e sotmja do jetë e nxehtë. Do dashuroheni si të çmendur me partnerin tuaj dhe do ndiheni vërtet si në një botë tjetër. Ju beqarët nuk do keni aspak kohë të mendoni për dashurinë kështu që do mbeteni me të njëjtin status. Në punë do merrni një promocion që do ua ngrohë shpirtin dhe xhepin. Tashmë e tutje gjërat do jenë më ndryshe për ju. Në planin financiar do merrni vendimet e duhura dhe gjendja do ketë goxha përmirësime. Do mund të hiqni edhe para mënjanë.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do përballeni me goxha vështirësi megjithatë nuk do ndaleni asnjë moment. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me të papritura dhe me debate të njëpasnjëshme. Në shumë momente do ndiheni keq dhe do kërkoni ndihmë nga miqtë. Ju beqarët do arrini ta bëni për vete atë që pëlqeni, por në fakt shumë shpejt kanë për t'u zhgënjyer. Në punë duhet të vini më në punë intuitën dhe nuk duhet t’iu besoni verbërisht kolegëve. Ka nga ata që nuk janë ashtu si hiqen para jush. Financat nuk do jenë aspak të mira kështu që shmangni çdo investim sepse mund të ngeleni me xhepat bosh.
Ujori
Dielli dhe Jupiteri do iu ofrojnë mundësi pafund gjatë kësaj dite për të treguar sa të zotët jeni. Kreativiteti do dalë më në pah. Ju që keni një lidhje do jeni më bashkëpunues me partnerin dhe do i pranoni edhe disa gabime që keni bërë kohët e fundit. Në mbrëmje do kaloni edhe disa momente romantike së bashku. Ju beqarët ka rrezik të afroheni me persona aspak të përshtatshëm dhe nuk do filloni dot një lidhje të begatë. Në punë gjërat do kenë goxha përmirësime. Do ecni me shpejtësi të madhe dhe do arrini atë që dëshironit prej kohësh. Buxhetin do e menaxhoni me rigorozitet dhe nuk do ju dalin aspak probleme.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do i shihni gjërat me më shumë kthjelltësi dhe nuk do hidhni hapa të gabuara. Me bekimin e yjeve, jeta për ju të dashuruarit ka për të qenë shumë harmonike. Do ndiheni për mrekulli pranë njëri-tjetrit dhe për asgjë nuk do ankoheni. Ju beqarët nga ana tjetër duhet të përgatiteni për ngjarje drastike që do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Në punë do jeni shumë korrektë, do bëni ato që do iu kërkojnë shefat dhe gjithçka do ju ecë siç e dëshironi. Në planin financiar do mbizotërojë gjatë gjithë kohës ekuilibri dhe do arrini t'i kryeni pa frikë të gjitha shpenzimet. /dritare.net