Armiqtë e fertilitetit mashkullor! Flet mjekja
Dritare.net

Infertiliteti mashkullor është në rritje dhe shkaqet shpesh gjenden tek mënyra se si jetojmë. Në një intervistë për Dritare TV, mjekja Drilona Ndrevataj ndau një sërë këshillash e të vërtetash për çështje të rëndësishme që shpesh mbeten tabu në shoqëri: funksioni seksual pas të 40-ave, infertiliteti te meshkujt, shëndeti i prostatës dhe problemet uro-gjenitale tek femrat.
Për një çift të ri që kërkon të bëhet me fëmijë, hapi i parë nuk është gjithmonë mjekimi, por edhe ndryshimi i stilit të jetesës, si heqja dorë nga abuzimet, aktiviteti fizik dhe reduktimi i stresit kronik.
Një tjetër shkaktar i shpeshtë i infertilitetit tek të rinjtë është varikoçeli, zgjerimi i venave në testikuj që rrit temperaturën lokale dhe dëmton prodhimin e spermatozoidëve. Ndërhyrja kirurgjikale për varikoçelin është një procedurë efektive që, sipas eksperiencës klinike të urologëve (edhe pse debatohet në literaturë), sjell një përmirësim të dukshëm të parametrave të spermës në analizën e spermiogramës.
Diagnostikimi i hershëm i kësaj patologjie mund të shpëtojë fertilitetin e një mashkulli në të ardhmen./dritare.net