Dritan Hila: PD mos të marrë shembuj nga Kirgistani!
E Mërkurë 19 Maj 2021, 13:01
Dritare.net
Nga Dritan Hila
Populli demokrat, kërkon të marrë shembull nga rasti i Kirgistanit, ku demokratët e stanit qenkan ngritur kundër manipulimit të zgjedhjeve që i njohu SHBA.
Kirgistani të dashur gjeopolitiksa është ish-republikë sovjetike dhe zonë e influencës ruse me vatra të fjetura të agjenturës ruse që aktivizohen sa herë Moska ka nevojë. Si rrjedhim zgjedhjet nuk janë punë demokracie, por nëse CIA do ia fusë FSB-së apo anasjelltas.
Kështu që nëse doni të ndiqni shembullin e Kirgistanit, lidhuni me Ambasadën Ruse dhe ata iu mësojnë edhe metodat. Vetëm se kini parasysh që nëse aty nëntokën e zotërojnë ruset, këtu e kanë amerikanet./dritare.net