![Jul Deda: Shyqyr që u fut Gjesti në BBV, se banorët ishin duke](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-67881d0638822.jpg)
Nga Dritan Hila
Ka një gëzim të sovranistëve për avancimin e të djathtës, sidomos në Francë dhe pastaj në vende të tjera të Evropës. Mes tyre janë edhe të djathtët e vërtetë dhe ata filo Putin apo Xi. Në fakt e gjitha është paksa e mjegullt. Është e vërtetë që e majta ka humbur shpesh në kauza minore, duke bërë që të shpërndajë fuqitë e saj. Sikurse ka një lloj lodhjeje të saj nga pushteti i stërzgjatur, ngatërrimi me kauza liberale apo mungesa e liderëve karizmatikë. Por asgjë që mund të sjellë një erë të acartë në Evropë.
Rekordin e votës djathtas që ka gëzuar edhe Peskovin si zëdhënës i Putinit, e mban Franca. Duket sikur fitorja e Le Pen e rrëzoi Makronin. Por në fakt kjo ka ngjallur reagimin e tij dhe Makroni menjëherë i shpalli sfidë Le Penit duke dekretuar zgjedhjet e parakohshme. Dhe këto lloj zgjedhjesh nuk janë njësoj me të së dielës që sapo shkoi. Kjo do të sjellë një mobilizim të elektoratit të majtë, i cili këtë radhë nuk është se e vuri shumë ujin në zjarr.
Edhe në rast fitoreje të Le Pen, derisa kjo të marrë realisht frenat e pushtetit, d.m.th t’i marrë presidencën Makronit, është rrugë e gjatë. Dhe për këtë duhet të kalojë në sprovën e qeverisë, e cila në një republikë presidenciale ku Makroni do kujdeset t’i nxijë jetën, nuk do ta ketë jetën të lehtë.
Po ashtu në Gjermani avancimi i të djathtës ekstreme ADF është bërë në kurriz të së majtës. Ndërkohë kristiandemokratët i kanë të salduara kuotat drejtuese dhe nëse do të ketë zgjedhje të reja, kryeministri i ardhshëm do të jetë ai që del nga radhët e qendrës.
Italia shënoi një triumf të Melonit, por kujdes. Ajo ka vetëm një të tretën. Për më tepër gjuha e saj ka kohë që është korrigjuar në atë të një partie të qendrës së djathtë. Është një rrugë që duhet ta ndjekin edhe të tjerët. Shembulli i Syrizas është një leksion për të gjitha krahët e politikës që provojnë të sjellin ekstremizmin në pushtet duke kalëruar populizmin, por pastaj ngecin në rrjetën e sistemit.
Kurse sa i takon fitoreve të së djathtave austriake dhe greke, këto nuk ndryshojnë dot kursin e BE-së. Janë dekor. Ndaj më shumë sesa zgjedhje që do të sjellin ndryshimin, këto janë një shkundje për politikën që duhet të marrë përgjegjësitë e saj./dritare.net
![Jul Deda: Shyqyr që u fut Gjesti në BBV, se banorët ishin duke](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-67881d0638822.jpg)
![Çfarë përfshin marrëveshja e armëpushimit të](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-67881455dfd08.webp)
![Bimët që pastrojnë ajrin, sipas NASA-s!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678810e2ea730.jpg)
![Bie nga pallati efektivi, dërgohet me urgjencë në spital](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678809568e708.jpeg)
![Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA-ja përzgjodhi Shqipërinë](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6787f8010cfea.webp)
![Zbardhet aktakuza e plotë ndaj Naim Murselit, fjalët që Liridona](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6787da4071416.webp)
![Deklarata virale e Eglit: Gjesti po më kujton Olsin!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6787d32a0ebb6.jpg)
![Video/Laerti puth në buzë Klajdin](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6787d179de1c2.png)
![Si ta bëni jetën plot ngjyra, sipas shenjës tuaj astrologjike!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6787d13644e47.jpg)
![Çfarë i bëjnë gjethet e dafinës trupit!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-69adf8a446f44e3d4fe448a230c4f8af.jpg)
![Planifikoi vrasjen e Liridonës në sy të fëmijëve,](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6787b099eb0fe.jpg)
![Veton Surroi: Si të jetohet në vitin G-Zero](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6787afcd1875b.jpg)
![Unë isha atje, kur votuan 500 emigrantë të dehur, në](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-e48898ce78bacb7d0c2ec296d5593d89.jpg)
![Zarfi i Zi/ Amber largohet nga Big Brother: Jam degjeneruar!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-67875eefa9dc0.png)
![Banori i Big Brother: Jam abuzuar seksualisht nga komshiu kur isha 10](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-67875c803dc4c.png)
![Situatat e Gjestit në shtëpi, Laerti: Analfabetizmi yt, nuk e](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6786db6b75e80.jpeg)
![Jozi: Loredana është tokë e xanun!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6786d316d56c4.jpeg)
![Jozi e puthi pa dëshirë gjatë lojës/ Loredana: Jo](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6786cc06cb787.png)