A ka një luftë në PS mes Veliajt dhe Ballukut? Çfarë thotë Blendi Klosi!
Dritare.net
Blendi Klosi sekretari i Përgjithshëm i PS thotë se brenda socialistëve nuk ka asnjë betejë për numrin 2 të partisë. Në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, zoti Klosi u pyet për luftën e aluduar mes Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut, për të cilën tha se është një luftë mediatike dhe joreale.
“Vetë Belinda Balluku dhe Erion Veliaj e kanë pohuar se nuk ka luftë në PS për numrin 2 të partisë, pasu ne qartazi mbështesim Edi Ramën me vizionin e tij Shqipëria 2030, që Shqipëria të futet në BE. Fitorja e zgjedhjeve gjithmonë ka dëshmuar që PS nën drejtimin e Edi Ramës forcohet dhe rezultatet rriten cdo herë ndaj kjo tezë është më shumë pjesë e luftës mediatike se sa e luftës reale që në PS krijohen grupime të cilat synojnë pasardhësin e Edi Ramës. Ka shumë vite që bëhet kjo bisedë që në 2005 kur Rama mori drejtimin e PS por që nuk ka asnjë të vërtetë.
Ne në PS nuk kemi asnjë luftë për të projektuar numrin dy në parti. Edi Rama është shumë i ri në ide, në mënyrën se si qeveris, ka shumë energji dhe ka dëshmuar që lufton për të fituar”, tha Klosi në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV./L.F-dritare.net