Na ndiqni edhe në

Arkiv

Foto/ Meghan Markle shkon fshehurazi në teatër, në Londër

Foto/ Meghan Markle shkon fshehurazi në teatër, në Londër
Duka dhe Dukesha e Sussex ia arritën të na e largonin pak mendjen nga koronavirusi, kur mbërritën mbrëmë në një event në Londër. Të dy në çadër, me shiun që binte, një skenë romantike që e kemi parë vetëm në filma. Gjithë vëmendja ishte tek çifti më i dashur mbretëror.

Por sapo mbërriti dje në Londër, Meghan Markle para se të dilte për drekë, shkoi në Teatrin Kombëtar të Londrës, për të kryer angazhimet e fundit si mbretërore.

Ish-aktorja amerikane kishte veshur një bluzë të bardhë, kombinuar me një fund treçerksh, ndërsa vizitoi Studio Immersive Storytelling të teatrit Southbank.

E thjeshtë, por shumë e bukur Meghan. Duket sikur Meghan dhe Harry janë rikthyer në jetë, pasi hoqën dorë nga titujt mbretërorë./K.C/dritare.net