Doni një recetë jo vetëm të shijshme por edhe shumë të shëndetshme? Pjata e sotme nuk do t’ju bëjë të ndiheni aspak në faj me kaloritë e marra dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur.
Kuskus me perime të pjekura!
150 gr kuskus
1 karrotë
1 patëllxhan
1 kungulleshkë
Vaj ulliri
Kripë
Piper
RECETA
Perimet i pastrojmë dhe më pas i presim në feta të holla. Në një tavë ku kemi shtruar letër furre, i vendosim dhe i marinojmë më kripë dhe vaj ulliri. Më pas, në enën ku kemi të vendosur kuskusin shtojmë pak ujë të ngrohtë derisa të na krijohet një masë e plotë, e ngjashme me atë të pilafit. Pasi perimet kanë marrë një pjekje të lehtë i nxjerrim nga furra dhe me thikë i presim në kubikë të vegjël. Perimet e prera i vendosim në pas në një pjatë të thellë ku do i shtojmë edhe kuskusin. Me ndihmën e një spatule i përzjejmë derisa masa të lidhet bashkë. Sipër i shtojmë pak piper dhe vaj ulliri. Kaq e thjeshtë! Kuskusi është gati!/M.K/dritare.net
Për më shumë receta klikoni në Dritare TV, Gatuaj në Dritare!