Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Avokado me vezë në furrë për një mëngjes plot vlera ushqyese!

Avokado me vezë në furrë për një mëngjes plot

Receta e sotme, avokado me vezë do t’ju ofrojë një mëngjes të shëndetshëm dhe plot proteina, e shijshme dhe ideale për të filluar ditën plot energji.

Kjo pasi avokadot janë të pasura me kalcium, fosfor, kalium, magnez dhe vitamiana E, A, B, C, K, ndërsa vezët na furnizojnë me aminoacide, vitamina dhe acide yndyrore Omega 3.

Përbërësit:

1 avokado e pjekur

2 vezë

2 lugë çaji vaj ulliri

një lugë çaji piper

gjysmë limoni i shtrydhur

kripë

Përgatitja:

Fillimisht ndizni furrën me temperaturë mbi 220 gradë dhe filloni të ndani avokadot në dy gjysma, duke ia larguar farën. Me një lugë gërryeni përbrenda duke lënë rreth 1 cm tul dhe në tavë shtroni një letër fure, ku do të vendosni gjysmat e avokadove. Mbi avokadot hidhni pak limon dhe shtoni mbi to vezën, hidhini vajin e ullirit, kripë dhe piper.

Piqeni për 10 minuta ose derisa e verdha e vezës të jetë pjekur./M.K-dritare.net