
Biskota me luleshtrydhe, fëmijët do t'i adhurojnë!
Dritare.net
Ju ka shkuar mendja për diçka të ëmbël por pa shumë kalori të shtuara? Sjellim për ju recetën e biskotave që të shkrijnë në gojë. Sekreti për këto biskota fantastike qëndron tek luleshtrydhet!
Biskota me luleshtrydhe
150 gram luleshtrydhe
310 gram miell
100 gram sheqer
100 gram vaj
1 paketë baking powder
1 vezë
Lëng portokalli ½
Receta
Pasi i kemi larë luleshtrydhet, i pastrojmë dhe i presim në feta. Më pas në një enë të thellë shtojmë vezën dhe sheqerin dhe me ndihmën e rrahëses trazojmë derisa të jenë tretur. Më pas shtojmë vajin, miellin dhe pluhurin pjekës (baking powder) teksa vazhdojmë trazojmë. Në fund shtojmë luleshtrydhet dhe me ndihmën e një spatule trazojmë dhe lidhim masën. Në fund shtojmë lëngun e portokallit dhe me dorë formojmë disa toptha të vegjël. Në një tavë rendisim topthat që kemi formuar dhe në furrën e parangrohur vendosim biskotat. Pjekim për 15 minuta në 180°C derisa biskotat të marrin një ngjyrë kafe të lehtë. I heqim nga furra dhe i servirim. Biskotat janë gati!/M.K/dritare.net
Për më shumë receta klikoni në Dritare TV, Gatuaj në Dritare!

















