
Ju ka shkuar mendja për një ëmbëlsirë super të thjeshtë me pak përbërës? Kjo është receta perfekte, për bonbone që të shkrijnë në gojë!
Bonbone tradicionale
2 gota qumësht
2 gota sheqer
1 lugë gjalpë
Kakao (sipas dëshirës)
Receta
Në një tenxhere të thellë, të cilen e kemi vendosur në zjarr mesatar do të shtojmë njërin pas tjetrit të tre përbërësit. Shtojmë në fillim qumështin, më pas sheqerin dhe në fund gjalpin. Me ndihmën e një luge i trazojmë për rreth 1 orë e 30 minuta. Kur shikojmë se masa ka filluar të lidhet i ulem pak temperaturën. Do të shikojume se sasia do të bjerë dhe masa do të trashet. Më pas në pjesën e sipërme te një shtrydhese agrumesh do te vendosim pak nga masa për t’i dhënë një formë më të bukur. Hedhim një deri në dy lugë dhe masën e përmbysim në pjatë. Forma do të na kujtojë guaskat e detit. Përsërim procesin deri në ëprfundimin e masës. Mesatarisht do dalin deri në 30 bombone. Embëlsirat tradicionale janë gati!/M.K/dritare.net
*Për më shumë receta klikoni në Dritare TV, Gatuaj në Dritare!

















