
Gatuaj musaka Berati, për natën e madhe të Kadrit!
Dritare.net
Pjata e sotme është një recetë tradicionale shqiptare. Ajo që e bën të veçantë është se përgatitet shumë thjeshtë e me shumë pak përbërës. Shija është e shkëlqyer!
Musaka e Beratit
300 gram presh
300 gram patate
300 gram pulë
3 vezë
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Receta
Do të fillojmë me fileton e pulës, të cilën do e presim në kubikë dhe do e kavërdisim pak në një tigan në zjarr të ulët. Më pas do të marrim preshin, të cilin pasi e kemi larë dhe pastruar nga gjethet, e presim në fije të holla vertikale. Në tiganin ku po skuqet filetoja e pulës shtojmë preshin dhe kripën dhe trazojmë ngadalë. Më pas presim patatet në feta dhe i shtojmë në tiganin e thellë. Skuqim së bashku të tre përbërësit. Shtojmë piperin dhe ujë të ngrohtë sa të na mbulohet masa dhe i lëmë të zjejmë. Më pas në një enë thyejmë vezët dhe i rrahim sa masa të njëtrajtësohet. Masën që kemi në tigan e hedhim në një tavë qelqi dhe sipër i shtojmë vezën e rrahur. Tavën e fusim në furrë derisa veza të mpikset. E lëmë të piqet derisa të marrë një ngjyrë kafe të lehtë sipër dhe më pas e nxjerrim nga furra. Musakaja ëshët gati!/M.K/dritare.net
Për më shumë receta klikoni në Dritare TV, Gatuaj në Dritare!

















