Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Këto janë petullat më të mira me kunguj!

Këto janë petullat më të mira me kunguj!

Koha e kungulleshkave. Ndonjë ide si t’i përgatisim? E kemi ne!

Petulla me kungulleshka

Përbërësit

2 kungulleshka

100 gramë kos

60 gramë miell

2 vezë

Kripë dhe piper

Receta

I lajmë kungujt, por nuk i qërojmë. I presim në feta, me trashësi mesatare. Pasi i presim, i vendosim në një enë dhe i spërkasim me kripë. Ndërkohë në një enë tjetër hedhim dy vezë dhe gjysmë gote kos. I përziejmë mirë e mirë, më pas shtojmë miellin dhe në fund, pak kripë. Kungulleshkat që i kemi prerë në feta, i lyejmë fillimisht me pak miell, e më pas me brumin e përgatitur më herët dhe i skuqim në vajin e nxehtë./L.F-dritare.net