Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Kungulleshka me gjizë, që të lëpini gishtat!

Kungulleshka me gjizë, që të lëpini gishtat!

Kjo është koha e kungujve, dhe recetat për t’i gatuar ndonëse janë të shumta asnjëherë nuk mjaftojnë. Edlira Ruzi, duararta e Gatuaj në Dritare, na sjell një recetë fantastike.

Produktet

Kungulleshka me gjizë

3-4 kungulleshka

1 vezë

250 gramë gjizë

50 gramë djathë kaçkavall i grirë

Kripë, piper, arrë moskat

2 garuzhde me tul domatesh

1 thelb hudhër

Vaj ulliri

Receta

Në një enë me vaj ku kemi trazuar një hudhër, shtojmë salcën e domateve. Presim në feta kungujt. I vendosim në një tepsi dhe i lyejmë me kripë e piper. Shtojmë gjizën në një tas, vezën dhe grijmë pak arrë moskat. Në fund shtojmë djathin e grirë. I përziejmë të gjithë ingredientët. Më pas në një tavë shtrojmë salcën, ndërsa kungujt i mbledhim me masën e përgatitur me gjizën. Roletë i vendosim në tavën me salcë. I pjekim në furrë dhe voila, gati për t’i shijuar./L.F-dritare.net