
Lulelakër me vezë për një mëngjes plot shëndet!
Dritare.net

Nëse dëshironi të konsumoni një mëngjes me vlera ushqyese dhe të shijshëm, atëherë lexoni recetën e përgatitjes së lulelakrave me vezë. Kjo pasi në një racion të vetëm, do të mund të plotësoni të gjithë dozën e nevojshme ditore.
Përbërësit:
· 1 kg lulelakër
· 2-3 lugë miell
· 3 kokrra vezë
· 2-3 lugë djathë
· 2-3 filxhanë kafeje me vaj ulliri
· Kripë
· Piper
· Djathë i bardhë
Përgatitja:
Si fillim pastroni lulelakrën nga gjethet dhe hiqini kërcellin dhe ndajeni atë në disa pjesë.
Më pas lajeni në ujë të ftohtë dhe lëreni të ziejë në ujë të valuar me kripë për rreth 20 minuta. Pasi ta largoni nga zjarri, vendosini copat e lulelakrës në një pjatë që të ftohen, dhe spërkatini me pak kripë, piper, djathë të bardhë të thërrmuar ose djathë kaçkavall të grirë. Më pas kalohen në miell, në vezët e rrahura dhe skuqen nga të dyja anët.
Shoqërohen me domate dhe kastraveca të freskët./M.K-dritare.net

















