Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Një mëngjes i shpejtë dhe i shëndetshëm!

Një mëngjes i shpejtë dhe i shëndetshëm!

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm që shpesh herë anashkalohet. Sot do ju tregojmë si të gatuani një mëngjes të shpejtë dhe të shëndetshëm edhe ato ditë kur jeni vonë për në punë apo për në shkollë.

Çdo gjë që ju duhet është :

pak bukë e bardhë

avokado

një limon

vaj ulliri

dy vezë

kripë/fara/erëza sipas dëshirës.

Përgatitja është shumë e thjeshtë. Mjafton të shtypni avokadon në një enë te vogël. Mund të shtoni sipas dëshirës erëzat, kripën dhe pak lëkurë limoni të grirë me rente sa për shije. Trazojini deri për pak sekonda që të formohet një masë homogjene.

Prisni bukën në feta të holla dhe lyeni me pak vaj për ta kaluar më pas në tigan për disa sekonda.

Në një enë të vogël rrihni vezët e më pas shtoni kripë dhe erëza sipas dëshirës. Në tigan kalojmë vezët e rrahura për rreth dy minuta. Lyeni bukën me masën homogjene të avokados, duke vendosur sipër vezët.

Pak lëng limoni sa për shije, dhe voila, një mëngjes i shëndetshëm me plot ngjyra./L.F-dritare.net