Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Omëletë me kërpudha dhe domate, për një mëngjes të shëndetshëm!

Omëletë me kërpudha dhe domate, për një mëngjes

Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme që kurrsesi nuk duhet lënë pa konsumuar. Për ta nisur ditën me energji dhe plot shëndet jo vetëm që duhet konsumuar, por duhen përzgjedhur edhe ushqimet e përshtatshëm.

Receta e rekomanduar për sot është, omëletë me kërpudha dhe domate e cila gatuhet lehtë dhe ju merr 15 minuta kohë.

Përbërësit:

• 2-3 vezë;

• 2 lugë vaj;

• 4 kërpudha ;

· domate;

• piper të zi;

• kripë;

• majdanoz;

Përgatitja:

Fillimisht në një tigan hedhim vajin që të nxehet, ku do të shtojmë kërpudhat e pastruara mirë, kripën dhe piperin. Nga ana tjetër grijmë domatet dhe rrahim vezët, ku do t’i shtojmë dhe pak kripë sipas shijes. Më pas largojmë kërpudhat nga tigani, ku në të do të hedhim, vezët dhe domatet, më pas do të shtojmë sërish kërpudhat e fërguara më parë.

Omëletës mund t’i shtojmë dhe pak majdanoz të copëtuar sipër./M.K-dritare.net