Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Omëletë me spinaq, për një mëngjes plot shije!

Omëletë me spinaq, për një mëngjes plot shije!

Dihet tashmë se dita duhet të nisë me një mëngjes të shëndetshëm për të pasur më shumë energji dhe për të nisur rutinën si duhet.

Për sot receta e rekomanduar është omëletë me spinaq, pasi ky i fundit i kombinuar me vezën janë një nga burimet më të fuqishme të hekurit dhe proteinave. Kjo pjatë do t’ju ndihmojë të mbani trupin në formë por duke iu dhënë edhe një sërë vlerash ushqyese.

Përbërësit:

· Tre kokrra vezë

· Pak qumësht

· Spinaq

· Djathë i bardhë

· Vaj ulliri

· Kripë

· Piper

· Hudhër

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë spinaqin dhe më pas e vendosim të ziejë disa minuta. Më pas rrahim vezët së bashku me qumështin në një tas, ku do të shtojmë spinaqin, kripën dhe piperin.

Si të kemi përfunduar me masën, e hedhim në tigan me pak vaj ulliri dhe e lëmë të piqet nga të dyja anët. Pas pjekjes, omëletën mund ta shoqëroni me djathë të bardhë dhe pak hudhër të grirë./ M.K-dritare.net