Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Omëletë në furrë, receta për një mëngjes të shëndetshëm!

Omëletë në furrë, receta për një mëngjes

Nëse dëshironi të konsumoni një mëngjes të shijshëm por edhe plot vlera ushqyese, atëherë provoni omëletën në furrë, e cila gatuhet shpejt dhe mjaft lehtë.

Përbërësit:

3-4 vezë

15 gjethe borzilok

120gr djathë kaçkavall

50gr mish ose salçiçe

kripë

piper

vaj ulliri

Përgatitja:

Si fillim ndizni furrën në temperaturën 180 gradë para se të filloni me përgatitjen e omletës dhe më pas në një enë të thellë, hidhni të gjitha vezët duke i rrahur me pirun. Mbi vezët shtoni borzilokun, djathin dhe copat e salçiçeve apo mishit nëse dëshironi.

Nëse dëshiroi mund të shtoni edhe perime të tjera sipas dëshirës, ndërkohë masën hidheni në tavë dhe lërëi të piqet me 180 gradë për 40 minuta duke e kontrolluar herë pas here nëse është pjekur.

Pasi omleta të ketë marrë një pamje të verdhë të artë, nxirreni nga furra dhe hiqeni nga tava./ M.K-dritare.net