

Omleta është një ndër recetat më të hershme jo vetëm të kuzhinës shqiptare por gjithë kuzhinës botërore, e cila përgatitet shumë lehtë dhe është e pasur me vlera të shëndetshme.
Më poshtë do të gjeni dhe mënyrën e përgatitjes, të cilën mund ta kombinoni me përbërës të ndryshëm si djathë të bardhë a kaçkavall e erëza, proshuta të ndryshme por edhe me perimet që u gjenden në shtëpi, domate, patate, karrota, kunguj, lulelakër, brokoli etj.
Përbërësit:
4 kokrra vezë
4 lugë gjelle qumësht
Vaj ulliri
2-3 lugë gjelle gjizë
kripë
piper
rigon
Përgatitja:
Si fillim veçoni të verdhën e vezës me të bardhën, dhe në rihni në një tas të bardhat e vezëve derisa masa të nisë të shtojë pak volumin e saj. Më pas shtoni të verdhat e vezëve, kripën dhe piperin dhe rrihini derisa të njëtrajtësohen. Pasi të keni përfunduar me këto, në një tigan shtoni vaj ulliri dhe masën e vezës së rrahur. Përhapeni njëtrajtësisht në të gjithë sipërfaqen e tiganit dhe rrotullojeni tiganin herës duke e mbajtur kapakun mbyllur.
Më pas do të duhet të shtoni gjizën, dhe pasi të jetë e njëtrajtshme me vezën me një spatula kuzhine omletën kthejeni në dysh ose në formën e rolesë.
Lëreni të piqet mirë!/M.K-dritare.net

















