
Omletë me perime, mëngjes me plot vitamina dhe i shëndetshëm!
Dritare.net

Receta e mëngjesit, omletë me perime do të jetë një pjatë e shijshme për gjithë familjen. Kjo recetë gatuhet lehtë dhe ju merr vetëm 12 minuta kohë, ndërsa nuk do të bëhet kurrë i mërzitshëm si ushqim.
Mund të alternoni domatet me speca zile, presh ose patëllxhan etj.
Përbërësit:
Vezë, 2 copë
Krem kosi
Qepë të njoma
Domate
Speca
Bukë
Përgatitja:
Fillimisht thyejmë vezët në një tas dhe i rrahim deri sa të formohet një masë, më pas do të shtojmë salcë kosi dhe erëzat. Sërish do përpiqemi të krijojmë një masë homogjene, ndërsa do të fillojmë të grijmë domate më vete në feta dhe grini po ashtu edhe speca.
Më pas do t’i shtojmë së bashku me vezën dhe specat, dhe do t’i përziejmë me vezët. Të gjihë përbërjen piqni në zjarr të ulët nën një kapak të mbyllur për 10 minuta./M.K-dritare.net

















