
Kunguj me elb, receta e pjatës së mrekullueshme!
Dritare.net
Çfarë të gatuajmë sot? Ja një super recetë!
Orzo me kunguj!
Përbërësit
Makarona elb
300 gramë fileto
2 kunguj
1 qepë
2 domate
Majdanoz
Kripë, piper, vaj ulliri!
Receta
Presim qepën në kubikë të vogla. E vendosim në tigan. E lëmë për 5 minuta dhe më pas e shtojmë te qepa, ku i kaurdisim bashkë. Sa të skuqet mishi bashkë me qepën, presin në kubikë të vogla domatet dhe kungujt. Te ena ku po gatuhet qepa me mishin, shtojmë pak piper, kripë. Kur fileto e bëhet e bardhë, shtojmë domatet.
E lëmë disa minuta derisa domatja të tretët. Ndërkohë në një tigan tjetër kaurdisim makaronat elb. Sekreti i kësaj pjate është se sa më mirë t’i kaurdisim, aq më e shijshme do të dalë pjata. Pasi të jenë skuqur mirë, e të kenë marrë ngjyrë, e hedhim te tava me mish, qepë dhe domate. Menjëherë pas makaronave elb shtojmë edhe kungullin e pabërë, dhe majdanozin. Në fund shtojmë 1 litër ujë. Ju bëftë mirë!/L.F-dritare.net

















