
Receta/ Briosh shtëpie, ideale për mëngjes!
Dritare.net

Receta e rekomanduar për sot është ajo e brioshave, të cilat përgatiten lehtë dhe mund t’i shijoni në shtëpi me kafe ose çaj.
Kjo recetë përbëhet nga tre përbërës kryesorë të cilën mund ta shërbeni në çdo vakt të ditës, por është ideale për ta nisur mëngjesin si duhet.
Përbërësit:
· 500 gr miell
· 100 gr sheqer
· 150 gr gjalpë
· Një filxhan kos
· 3 të verdha vezësh
· Një lugë kanellë pluhur
· Gjysmë kavanozi çokokrem
Përgatitja:
Si fillim hidhni në një tas miellin, gjalpin dhe sheqerin, të cilat duhet t’i përzieni mirë derisa të jetë krijuar një masë homogjene. Më pas shtoni vezët, kosin dhe kanellën dhe përziejini me mikser derisa të krijohet brumë. Duhet që ta punoni për disa minuta brumin dhe më pas lërëni të pushojë për 30 minuta në frigorifer.
Pasi të jetë gati filloni ta hapni petën dhe pritni atë në forma trekëndore, ku do të shtoni nga një lugë çokokrem. I mbyllim në formë roleve duke shtypur me kujdes të dyja anët e brioshit dhe i vendosim në tavë për pjekje. Lërini të piqen për rreth 25 minuta dhe pasi t’i keni nxjerrë mund t’i spërkatni sipas preferencës me sheqer pluhur./ M.K-dritare.net

















