
Receta/ Brokoli me vezë dhe gjizë, për një mëngjes plot shije!
Dritare.net

Receta e rekomanduar për mëngjesin e sotëm, është brokoli me vezë dhe gjizë. Kjo pjatë është ideale për ta nisur mëngjesin shëndetshëm, pasi përbëhet nga dy përbërës fantastik në vlera ushqyese, vezë dhe brokoli.
Përbërësit:
· 300 gr brokoli
· 4 kokrra vezë
· 3-4 lugë gjelle gjizë ose djathë i thërrmuar
· 2-3 filxhanë kafeje me vaj ulliri
· Kripë
· Piper
Përgatitja:
Si fillim pastroni brokolin nga gjethet dhe kërcelli dhe më pas tufën ndajeni në degëza të vogla. Më pas lajeni dhe hidheni në një tenxhere më ujë të valuar me kripë dhe lëreni të ziejë për 10 minuta. Pasi të jetë zier, kullojeni dhe vendoseni në një pjatë që të ftohet, ndërkohë ndani të bardhat nga të verdhat e vezëve.
Si fillim rrihni të bardhat e vezëve derisa masa të krijohet në formën e shkumës, më pas shtoni të verdhat, kripën, piperin vijoni t’i rrihni edhe për pak. Më pas në një tigan me vaj shtoni vezën e rrahur, brokolin, gjizën ose djathin sipas dëshirës. Nëse e dëshironi në formën e omëletës, në këtë rast, lëreni të piqet më shumë./M.K-dritare.net

















