Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Receta e fundjavës, petulla me patate!

Receta e fundjavës, petulla me patate!

Këtë mëngjes fundjave mundohuni ta kaloni pranë familjes duke shijuar një kafe dhe një pjatë të shijshme.

Receta e rekomanduar nga ne për sot janë petullat me patate, kjo pasi petullat janë gatime shumë të dashura e të shijshme për çdo familje në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Kjo pjatë gatuhet shpejtë dhe lehtë, por sidomos gjithë familja do të kënaqet nga shija e tyre, kombinimi i patates në petulla.

Përbërësit:

· 4 patate

· 1 qepë

· 1 vezë

· 1 lugë çaji kripë

· 2 lugë gjelle miell

· Piper të zi

Përgatitja:

Fillimisht pastroni patatet dhe grijini ato hollë në rende. Më pas qëroni qepën dhe grijeni po ashtu, pasi do të përzihet me masën e patateve, ku do të shtoni vezën, kripën, piperin e zi dhe miellin. Të gjithë përbërësit përzieni mirë dhe përgatisni një masë brumi për petullat dhe më pas ndajeni atë në copa të vogla, dhe hidhni të skuqen në tiganin me vaj. Petullat nuk duhet të jenë shumë të trasha por as të holla.

Skuqja duhet të bëhet deri sa ato të marrin një ngjyrë të artë, mund t’i shoqëroni me pak djathë të bardhë ose reçel./M.K-dritare.net