
Receta e mëngjesit/ Petulla amerikane me kungull dhe boronica!
Dritare.net

Receta e rekomanduar për sot janë petullat amerikane, të cilat gatuhen lehtë dhe janë të preferuara për gjithë familjen.
Për përgatitjen e recetës është e rëndësishme të keni dy ingredientët kryesorë, siç janë boronicat dhe kungulli. Pasi ta provoni do ta kuptoni pse kjo recetë kualifikohet si një ushqim i pasur me fibra, dhe shumë i shijshëm.
Përbërësit:
· 1 kupë miell integral
· 2 vezë
· 1 kupë qumësht
· ½ kupë pure të kungullit
· ½ kupë boronica të freskëta apo të ngrira
· 1 lugë çaji kanellë
· 2 lugë çaji ekstrakt vanilje
Përgatitja:
Fillimisht hidhni të gjithë përbërësit në një enë dhe përzieji me kujdes.
Duhet që gjithë masën ta përzieni mirë në mënyrë që të bëhet homogjene dhe përbërësit e thatë të jenë shpërndarë mirë.
Më pas në një tigan hidhni vaj dhe lëreni të nxehet, në temperaturë mesatare. Pas kësaj, hidhni brumin e petullave në masë të vogël dhe lërini të piqen mirë. Mund t’i shoqëroni me boronica dhe mjaltë./M.K-dritare.net

















