
Receta/ Menemen turk me perime dhe vezë për mëngjes!
Dritare.net

Tashmë e dimë që mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishme të ditës, ku për pasojë duhet që t’i kushtojmë rëndësi dhe të ushqehemi shëndetshëm.
Receta e rekomanduar për sot në Dritare.net është menemeni, e cila nuk gatuhet tradicionalisht në vendin tonë por është mjaft e njohur në Turqi. Kjo pjatë përgatitet lehtë dhe shpejt dhe të jetë ideale për gjithë familjen.
Përbërësit:
· 1 qepë e bardhë
· 1 spec jeshil
· 4 domate të prera në kubikë
· 1 lugë gjelle gjalpë
· 1 lugë çaji piper i zi
· kripë
· 3-4 vezë
Përgatitja:
Fillimisht prini perimet dhe më pas skuqini ato në një tigan me pak vaj ulliri. Në tigan hidhni fillimisht qepën dhe specat e prerë në kubikë dhe skuqini për rreth 5 minuta, kur perimet të jenë zbutur ulni nxehtësinë dhe shtoni domatet, gjalpin, piperin dhe kripë për shije. Më pas do të shtoni vezët dhe do të lini masën për rreth 1 minutë mbi zjarr deri sa të jetë mpiksur.
Mund ta shijoni me pak bukë të thekur, ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net
.

















