Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Receta/ Mëngjes i shëndetshëm në 5 minuta, me vezë dhe avokado!

Receta/ Mëngjes i shëndetshëm në 5 minuta, me vezë dhe

Receta e rekomanduar për mëngjesin e sotëm është tost me avokado dhe vezë të ziera.

Kjo recetë është mjaft e shëndetshme dhe mund të shoqërohet mjaft mirë me një pjatë tjetër.

Përbërësit:

6 vezë të ziera

2 avokado të pjekura

1 lugë lëng limoni

Një majë kripe

Një majë piper i zi

1 lugë qepë të kuqe të copëtuar

1 lugë vaj ulliri

1 lugë çaji mustardë

Përgatitja:

Fillimisht zieni vezët dhe pas 5 ose 6 minutash largojini nga zjarri dhe qëroini. Më pas vendosini ato në një tas dhe thërrmoni lehtë avokadon, ku do të shtoni edhe pak lëng limoni, kripë dhe piper.

Më pas përziejeni vezën dhe avokadon, ku do të shtoi qepë, vaj, mustardë dhe barishte.

Këtë masë homogjene mund ta përdorni për tost, ose mund ta konsumoni veçmas në formën e sallatës./M.K-dritare.net