Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Receta/ Omëletë e vjeshtës me patate, e shpejtë dhe plot shije!

Receta/ Omëletë e vjeshtës me patate, e shpejtë dhe plot

Nëse dëshironi të konsumoni diçka të shijshme, atëherë provoni omëletën e vjeshtës me patate.

Kjo pjatë është e mjaftueshme për të marrë energjitë që ju nevojiten për të nisur ditën si duhet, ndaj dhe mos e anashkaloni asnjëherë vaktin e mëngjesit.

Përbërësit:

· 6 vezë

· 2 patate

· 2-3 qepë

· gjysmë qepe

· 60 ml vaj ulliri

· kripë

Përgatitja:

Fillimisht duhet të pastroni patatet me kujdes dhe t’i prisni ato në festa të holla rrumbullake. Më pas vendosni tiganin në zjarr dhe hidhni vaj dhe lëreni të nxehet, ku do të shtoni më pas patatet.

Lërini ato të skuqen derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët, më pas vendosini në një pjatë me letër thithëse kuzhine. Pasi të keni skuqur patatet, do të duhet të vendosni sërish tiganin për skuqje, ku do të shtoni qepët e njoma të grira dhe gjysmën e qepës së verdhë, po ashtu të grirë. Lërini të skuqen dhe më pas hidhni mbi to patatet. Në një enë tjetër rrihni vezët dhe shtojini ato më pas tek tigani me patatet dhe.

Më pas lëreni në zjarr në nxehtësi mesatare, derisa të shikoni që e gjithë veza sipër është gatuar dhe mpiksur, gati për t’u ngrënë./M.K-dritare.net