

Mëngjesi mund të jetë vakti më i rëndësishëm i ditës dhe një nga të preferuarit tanë, por është gjithashtu një vakt i vështirë, kjo pasi ne duhet të krijojmë ide gatimi para se të kemi pirë kafe.
Më poshtë do të gjeni recetën e gatimit e cila për është tepër e shëndetshme për gjithë familjen dhe e mbushur plot me proteina, siç është omëleta me avocado dhe proshutë.
Përbërësit:
Avokado;
3 vezë;
Proshutë;
Djathë dhie;
Spinaq.
Si ta përgatisni?
Filloni duke shkrirë gjalpin në tigan dhe më pas rrihni vezët derisa të bardhat dhe të verdhat të jenë plotësisht të bashkuara.
Hidhni vezët ngadalë në tiganin e lyer me gjalpë dhe përhapini në gjithë sipërfaqen;
Kur të jenë gati gati, kthejeni lehtë të gjithën në mënyrë që pjesa e papjekur të gatuhet.
Nxirrni vezët nga zjarri dhe shtoni avokadon, djathin e dhisë dhe proshutën!/M.K-dritare.net

















