Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Receta, petulla me lakër për gjithë familjen!

Receta, petulla me lakër për gjithë familjen!

Receta e petullave me lakër është tepër e lehtë për t’u gatuar dhe një pjatë që do ta shijojnë të gjithë. Mund të përdorni lakra jeshile të të gjitha llojeve, madje, mund t’i mblidhni edhe vetë, nëse i njihni. Janë fare të thjeshta dhe shumë të shijshme.

Përbërësit:

Miell gruri dhe pak misri

Pak djathë të bardhë

Lakra të ndryshme (spinaq, qepë të njoma, erëza të freskëta etj)

Vezë

Kripë,

Piper

Vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht pastroni mirë lakrat dhe pritini në copa të vogla. Hidhni në ujë të vluar dhe ziejini për 2-3 minuta. Vendoseni në një kullesë dhe lëreni ujin të kullojë, si dhe rrihni vezën me kripë. Më pas në një enë të madhe kapni brumin me dy llojet e miellit, dhe në të shtoni të gjithë përbërësit e tjerë. Punojini mirë në mënyrë që lakrat të ulin volumin dhe lërëi të qëndrojë për 15 minuta.

Më pas ndajeni brumin në pjesë të vogla dhe piqini në furrë ose në tigan. Në variantin e fundit do të thithin më tepër vaj./M.K-dritare.net