Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Si të bëni omëletë armene!

Si të bëni omëletë armene!

Nëse omëleta e zakontë ju është mërzitur, kjo është një recetë e huaj e gatuar në kuzhinën e Dritares. Omëletë armene!

Përbërësit

4 qepë të njoma

2-3 feta bukë

2 vezë

Kripë-nenexhik

Vaj ulliri

Djathë mozzarella

Si fillim presim qepët. I vendosim të skuqen në zjarr, ndërsa presim bukën në kubikë. Pasi qepër të jenë skuqur pak, shtojmë dhe bukën e prerë. I trazojmë bashkë. Më pas shtojmë vezët, kripën dhe nenexhikun. Në fund shtojmë mozzarellën e prerë kë kubikë. Të gjitha produktet i fusim në një tavë dhe e pjekim për pak minuta në furrë. Voila, omëleta është gati! Ju bëftë mirë!/L.F-dritare.net