Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Tavë me vezë dhe salçiçe për mëngjes

Tavë me vezë dhe salçiçe për mëngjes

Receta e sugjeruar për sot, tavë me vezë dhe salçiçe për mëngjes përgatitet fare lehtë dhe do të preferohet nga e gjithë familja.

Mos harroni se mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishëm të ditës, prandaj duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi.

Përbërësit:

1 kg sallam

6 vezë

2 gota qumësht

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji mustardë

6 feta bukë të bardhë, të prera në kube

1 filxhan djathë të copëtuar çedar

Përgatitja:

Në një tigan hidhni salçiçet deri sa të marrin ngjyrë kafe dhe vendoseni mënjanë, më pas në një tas të madh hidhni vezët dhe shtoni përbërësit e tjerë si, qumështi, kripa dhe mustarda.

Përzjeini mirë dhe shtoni mbi masën kubet e bukës, djathin dhe sallamin. Të gjithë përbërjen hidheni në një tavë pjekje, mbulojeni dhe lëreni të ftohet. Për pjekje do të duhet që ta vendosni në temperaturën 350 °C për 40 minuta.

Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net