
Çfarë të gatuajmë sot? Ja një super recetë!
Gjellë çame (Rigonla)
700 gr mish (vetëm muskul, pa kocka)
1 qepë
2 domate
1 lugë gjelle miell
1 filxhan kafe me vaj
2 lugë gjalpë
Piper të zi
Pipëer te kuq
1 luge gjelle rigon
Kripë
Receta
Në një tenxhere ose tigan të thellë hedhim pak vaj. Më pas do të shtojmë aty edhe pak gjalpë. Kur vaji dhe gjalpi të jenë njëtrajtësuar do të shtojmë qepën e grirë imët. Sapo qepa të kavërdiset pak më pas do të shtojmë mishin, të cilin do e lëmë që të skuqet pak, ose të marrë një “faqe” siç themi shpesh.
Pasi mishi me qepën të skuqen do shtojmë tulin e domates të cilin e kemi kaluar në rende. Më pas do të shtojmë piper të zi, sa të dëshironi si dhe pak piper të kuq e kripë duke i trazuar vazhdimisht. Do i shtojmë edhe pak ujë të ngrohtë e më pas do e lëmë që të zjejë mishi. Ndërkohë në një tigan do të përgatisim një salcë të shpejtë me miell dhe gjalpë për t’i dhënë një konsistencë më të plotë gjellës. Pasi gjalpi ka shkrirë në tigan do të shtojmë miellin që do e skuqim derisa të zverdhet pak. Më pas do e shuajmë me pak ujë derisa të na krijohet një salcë homogjene.
Salcën më pas do e shtojmë në tek mishi dhe në përfundim do i shtojmë edhe rigonin, nga i cili gjella ka marrë edhe emrin e veçantë. Rigonla është gati! Ju bëftë mirë!/M.K/dritare.net

















