Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Tost me avokado me fara chia e erëza, për mëngjes me pak kalori!

Tost me avokado me fara chia e erëza, për mëngjes me pak kalori!

Tosti i avokados mbi bukën me drithëra është një mëngjes i dashur për shumë njerëz që ushqehen shëndetshëm.

Kjo pasi përmban yndyrna të shëndetshme dhe fibrave në sasi të larta. Më poshtë gjeni recetën e gatimit.

Përbërësit:

4 feta bukë

· 1 avokado

· 2 lugë majdanoz

· 1 1/2 lugë vaj ulliri

· 1/2 limon

· 1/2 lugë çaji kripë

· 1/2 lugë çaji piper i zi

· 1/2 lugë çaji qepë pluhur

· 1/2 lugë çaji hudhër pluhur

Përgatitja:

1.Futni bukën ta thekni në toster;

2.Hidhni avokadon në një tas;

3.Shtoni majdanoz, vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper, qepë pluhur ose hudhër pluhur;

4.I copëtoni së bashku duke përdorur një copëtues patatesh;

5.Përhapeni përzierjen e avokados në çdo copë tosti;

6.Tosti është gati, ju bëftë mirë!/M.Kdritare.net