Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Dy shqiptarë të Kosovës ngjisin majën më të lartë në Evropën Perëndimore!

Dy shqiptarë të Kosovës ngjisin majën më të

Dy të rinj nga Kosova ngjitën majtën më të lartë në Europën Perëndimore, Majën e Bardhë (Mont Blanc).

Dy shqiptarë të Kosovës ngjisin majën më të

Mergim Demiraj dhe Diar Selimi ngjitën me sukses Majën e Bardhë në një lartësi prej 4810 m.

Dy shqiptarë të Kosovës ngjisin majën më të

Për dritare.net Diar Selimi tregon se ngjitja ishte në kushte tejet të vështira për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Dy shqiptarë të Kosovës ngjisin majën më të

“Fatmirësisht ne ia dolëm që të realizonim qëllimin tonë dhe të ngjiteshim në majën e Bardh, edhe pse vështirësitë qenë të shumta.

Dy shqiptarë të Kosovës ngjisin majën më të

Grupi ynë nuk pati asnjë lëndim, por nuk kanë qenë të rralla rastet kur ka patur lëndime, por edhe humbje jete të grupeve të tjera për shkak të rrëshqitjeve të gurëve në përmasa të mëdha.

Dy shqiptarë të Kosovës ngjisin majën më të

Në majë nuk mundëm të qëndronim më shumë se 10 minuta për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Dy shqiptarë të Kosovës ngjisin majën më të

Nëse do hiqje dorezat, duart të ngrinin. Por edhe pse qëndruam pak minuta, pamja ishte madhështore.

Dy shqiptarë të Kosovës ngjisin majën më të

Ecja ishte e orkestruar dhe të gjithë ishim të koordinuar dhe nërast se do të kishim një vështirësi, të ndihmonim njëri-tjetrin. Një ekseriencë e paharruar”, thotë Diari.

Dy shqiptarë të Kosovës ngjisin majën më të

Mont Blanc është mali më i lartë në Alpe dhe Evropën Perëndimore, dhe mali më i lartë në Evropë jashtë maleve të Kaukazit, me lartësi 4,805.59 m mbi nivelin e detit, e vendosur në kufirin franko-italian.

Dy shqiptarë të Kosovës ngjisin majën më të

Është mali i dytë më i njohur në Evropë, pas malit Elbrus, dhe mali i 11-të më i njohur në botë. Për shkak të lartësisë pjesa më e madhe e malit është e mbuluar me borë dhe e ekspozuar ndaj kushteve jashtëzakonisht të ftohta.

Dy shqiptarë të Kosovës ngjisin majën më të

Temperaturat arrijnë deri në -20 gradë celsius ndërsa një tjetër vështirësi e motit është era e fortë./L.F-dritare.net