Zhaneta dhe Ajeti prej vitesh mbledhin rigon, sherbelë, çaj në mal dhe i shesin në dyqanin që e kanë hapur në zemër të fshatit Kuç. Çdo vit Ajeti shkon në majën më të lartë të Kuçit për të mbledhur rigon. Atje është i pastër thotë Ajeti elektricist në pension, por që tani mbledh erëza në malet e Kuçit.
“Ky rigon është pa merak. Unë në mal kam ca shokë barinj në stane. Shkoj atje mbledh çaj, rigon, sherbelë, marr e ndonjë kec edhe kthehem. Unë kam qenë në punë shteti, elektricist 45 vjet. Nuk rrija dot pa punë, kështu që fillova të mbledh erëza në mal.”, tregon Ajeti./K.C/dritare.net