Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Ju ftojmë të njihni Sotirën!

Ju ftojmë të njihni Sotirën!

Në Parkun e Sotirës, në Dropull, një nga bashkitë më të bukura, por jo sa duhet të njohura, që do t’ju lërë pa frymë për nga bukuritë, pasuritë dhe mençuria e njerëzve. Një udhërrëfim për të mos u humbur i realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga për Shqipërinë që duhet treguar!

Ju ftojmë të njihni Sotirën!

“Në të dalë të Gjirokastrës, për në Kakavijë, nuk shkon për në Greqi, por në kufirin fundor të Dropullit, është Sotira. Erdha këtu për bredhin e Sotirës, për një nga parqet natyrore më të bukura të Shqipërisë, që pakkush e di e shumë kush e ngatërron, por në fakt është e pangatërrueshme.

Ju ftojmë të njihni Sotirën!

Për nga bukuria, për nga uniciteti, për nga mikpritja, për nga ndryshueshmëria me të tjera zona, për nga gjelbërimi, gurët, ushqimet, glikotë dhe petullat, për nga njerëzit që takon, për nga dashuria e vëllazërisë së sotiriotëve. Çfarë të numëroj më përpara, që i mësova këtu e do t’i ndaj me ju!”, shprehet gazetarja Rudina Xhunga në ftesën për të njohur Sotirën.

Reportazhin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë, në kanalin zyrtar të Dritare TV, në youtube!/L.F-dritare.net