Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Në Kallarat, Akropolin e Labërisë!

Në Kallarat, Akropolin e Labërisë!

Edhe këtë herë kamera e Dritare Tv ishte larg kryeqytetit dhe në kërkim të fshatrave të lënë në harresë, jo për nga rëndësia por disi emigrimi i ka lënë të braktisur këto zona. Ishim në Kallarat, fshat historik që ndodhet në rrethin e Vlorës.

Në këtë fshat kanë lindur figura të shquara patriotike që kanë kontribuar në luftën për pavarësi dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar. Kallarati ndodhet mes maleve të bukura dhe të gjelbëruara të Labërisë, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për turistët që duan të eksplorojnë natyrën e paprekur dhe qetësinë që ofron fshati.

Banorët e Kallaratit janë të njohur për mikpritjen e tyre dhe për respektin që kanë për kulturën dhe traditat e tyre. Fshati është i pasur me zakone dhe rite tradicionale, që përfshijnë këngët dhe vallet e zonës së Labërisë.

Cize Xhaferaj, një ish-drejtor shkolle për vite me rrallë tregoi për gazetaren Marina Kërçeli se fshati e ka origjinën nga vendbanimet ku kanë qenë të përqendruar murgjit dhe më pas djegia që i bëri Greqia në korrik 1914, zhduku çdo gjurmë, edhe manastiret.

Sot gjurmë e historisë së fshatit ka mbetur ndërtesa e parë që u ndërtua pas djegies, e cila është e veçantë për shkak të stilit që ka. Është tipike një shtëpi e stilit të mesjetës, por nga madhështia, banorët e vlerësojnë si vilën më të veçantë në Kallarat dhe zonën e Vlorës.

Të plotë tregimin e gjeni në linku më poshtë!