Legjenda e gurit të Aleksandrit të Madh në Mat!
Dritare.net
Një gur gjigant qëndron në zemër të Matit që sipas gojëdhënave është skalitur portreti i Aleksandrit të Madh. Zonja Suzana Kurti, përgjegjëse e turizmit, tregon për gazetaren Rudina Xhunga në dokumentarin për Aleksandrin e Madh, se nuk ka argumente shkencore që e vërtetojnë këtë gjë, por veç gojëdhënat e banorëve.
“Historiografia jonë nuk ka folur shume për Aleksandrin e Madh. Sipas gojëdhënave është një gur i gjatë në Mat. Në pamje të parë duket sikur është skalitur portreti i Skënderbeut. Por disa prej gojëdhënave flasin sikur ai gur më parë ishte gdhendur portreti i Aleksandrit të Madh, por Skënderbeu që e kishte idhull, u mundua ta skalisë sipas formës së tij.
Ndoshta erozioni bën të vetën. Por nuk kemi baza shkencore që të flasim me argumente shkencore.”, tregon zonja Suzana Kurti.
DritareTV ishte te guri që thonë se është i Aleksandrit të Madh dhe xhiroi, në një rrugë të vështirë në mes të maleve ku bimësia ka mbuluar, por jo fshehur shenjat e lashtësisë. Ato presin të zbulohen dhe tregohen. Ndaj është ky dokumentar për Aleksandrin e Madh dhe origjinën e tij./K.C/dritare.net