Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Ëmbëlsira beratase që po bën xhiron e botës!

Ëmbëlsira beratase që po bën xhiron e botës!

Ka një ëmbëlsirë që e identifikon Beratin: monblani. Mban emër francez, prodhohet në Shqipëri, por ka bërë xhiron e botës. Pastiçeri Turizmi aty ku bëhet monblani në Berat, thotë se kjo ëmbëlsirë ka shkuar deri në Amerikë, ndërsa në vendet fqinje tashmë është e zakontë që emigrantët të marrin me vete një copë Shqipërie përmes monblanit.

Quhet monblan sepse është një ëmbëlsirë tërësisht e bardhë, që vendoset në gotën ku serviret në formë e majës së malit. E shqipëruar nga frëngjishtja Monnt Blanc është Mali i Bardhi, por është përshtatur në shqip duke u njohur gjerësisht si monblan.

Është një ëmbëlsirë që ka nisur të prodhohet në Shqipëri që nga viti 1969./dritare.net