
Në Rabdisht të Dibrës, që rruga e nxori nga harresa dhe futi në hartën turistike
Dritare.net
Në zemër të Dibrës, në fshatin Rabdisht, Dritare TV sjell një rrëfim të rrallë: historinë e Sabri Shahinit, i cili u kthye nga emigracioni për të rikthyer shtëpinë e familjes në një bujtinë model shqiptare.
Me një natyrë të paprekur dhe një trashëgimi kulturore të gjallë, Rabdishti është shembulli më i bukur i transformimit që po sjell Rruga e Arbrit. Nga një zonë dikur e izoluar, sot po bëhet një destinacion i preferuar për turistët që kërkojnë autenticitet, mikpritje dhe ushqim bio.
Në emisionin që Dritare TV ka realizuar në këtë fshat, do të njiheni me historinë e Sabriut dhe bashkëshortes së tij, që jetojnë e punojnë për ta mbajtur gjallë shpirtin e kësaj zone. Do të shihni odën e burrave, ku pihet kafe në prush e bisedohet gjatë, ku gatuhen jufka të freskëta me mish qengji, dhe ku çdo vizitor largohet si pjesë e familjes.
Një histori frymëzuese për të gjithë ata që besojnë se kthimi në atdhe është i mundur dhe i bukur./dritare.net

















