Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Një histori e bukur në Tiranë/Dilaveri, kopshtari vullnetar i Komunës së Parisit!

Një histori e bukur në Tiranë/Dilaveri, kopshtari vullnetar i

Dilaver Mazi, është një pensionist që çdo kush që mund të ketë kaluar pranë Komunës së Parisit në Tiranë, mund ta ketë parë duke u kujdesur për natyrën. Gjithë ditën ia kushton pemëve, luleve përreth zonës, lulishtes. Për të na ka treguar gazetarja Rudina Xhunga, që në instagramin e saj e quan Dilaverin, një shqiptar të mrekullueshëm.

Një histori e bukur në Tiranë/Dilaveri, kopshtari vullnetar i

"E shikoj prej një jave që krasit e rregullon lulishten e Komunës. Ndalova të përshëndes dhe i mësova emrin. Quhet Dilaver Mazi. Është vullnetar i natyrës. Jeton me pension, në një shtëpi me qira te Komuna dhe gjithë ditën ia kushton pemëve, luleve të përbashkëta. Pa pagesë. Kur banoja te Fresku, thotë Dilaveri, njerëzit me jepnin 50-100 lekë e blija dhe gëlqere, këtu te Komuna me përshëndesin vetëm. "S'ka gjë, unë kështu kam bërë ngaherë. Edhe në Itali, ku kam jetuar, e më kanë dhënë çmime për punën vullnetare, lekët e çmimit i bëja lule për studiot e avokaturës që ndihmonin shqiptaret. " Dilaveri është një shqiptar i mrekullueshëm, ai ma bëri të bukur këtë mëngjes dhe unë i përulem me respekt", shkruan gazetarja Xhunga në instagramin e saj.

Një histori e bukur në Tiranë/Dilaveri, kopshtari vullnetar i

I pyetur nga gazetarja Xhunga, përse e bën këtë, ai shprehet se është vullnetar në shpirt. Dua të bëj mirë, e të vdes i kënaqur", thotë më tej ai.

"Banoj këtu afër te Komuna e Parisit. Kam tre muaj që jam këtu. Unë kam marrë përsipër të pastroj të gjithë komunën, por administratorët më thanë të vija këtu në këtë zonë, se këtu banojnë shumë intelektualë. E bëj me shpirt këtë punë. E bëj se në këtë botë duhet bërë mirë, se keq bën kur të duash. Po këtu ndihmon më shumë edukata familjare dhe shpirti njerëzor. Unë e bëj me shpirt dhe dua të vdes i kënaqur. Unë jam vullnetar në shpirt. Të gjithë banorët më falënderojnë, që nga fëmijët te të vjetrit, më japin votën për deputet po nuk kam qejf të kandidoj", i thotë me humor Dilaveri, gazetares Rudina Xhunga.

Një histori e bukur në Tiranë/Dilaveri, kopshtari vullnetar i

Ndërkohë një banore që kalon aty pranë, e falënderon për punën e shkëlqyer./L.F-dritare.net