Eraldo Ziu jeton prej më shumë se dy dekadash në Greqi. Ai u largua nga Lushnja kur ishte 4 vjeç. Në Greqi u rrit, ndërsa sot punon në Zvicër në prej restoranteve më të mira në botë. Eraldo mendon që në të ardhmen të kthehet në fshatin e tij, në Golem të Lushnjës, të hapë një restorant, apo biznes sepse thotë Eraldo, tani Shqipëria është zhvilluar shumë dhe të gjithë ne brenda dhe jashtë duhet të japim kontributin tonë dhe jo të largohemi në masë me mendimin se gjithçka zgjidhet po ike në Evropë.
"Mua më vjen keq që njerëzit nuk investojnë në Shqipëri edhe e kanë më të lehtë të ikin. Shumica kanë ëndrrën që do dalim në Evropë dhe çdo gjë do rregullohet. Por nuk është kështu. Sepse edhe këtej punë ka, taksa paguan. Rrogat janë më të larta, por edhe jetesa është më e shtrenjtë.
Unë mendoj që një ditë, pas disa vitesh të kthehem në Shqipëri, të hap një restorant, apo biznes tjetër që të punësoj njerëz të tjerë.
Vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj, edhe në turizëm dhe marketing. Është në dorën tonë, të shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë që ta zhvillojmë turizmin dhe të tregojmë fytyrën e mirë të Shqipërisë. Nuk është asnjëherë vonë. Mjafton të hedhim hapat e para edhe pse jo t’ia kalojmë edhe Greqisë dhe Shqipëria të bëhet numri 1 në Ballkan për turizëm.”, tregon Eraldo në DritareTV./K.C/dritare.net