Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Si bëhet vera e Vlorës në tunelin 100-vjeçar!

Si bëhet vera e Vlorës në tunelin 100-vjeçar!

Në një tunel 100-vjeçar nën tokë, në Vlorë, prodhohet vera më e mirë. Artan Balaj, enolog, tregoi për gazetaren Rudina Xhunga si e mësoi zanatin në Itali para vitit 2007 dhe më pas vendosi të kthehej në vendin e tij për të hapur Kantinën Balaj.


"Vreshtën e kemi mbjell në dy vende, në Lukovë dhe Risili. Varitetin e rrushit e kam sjellë nga Italia por i përshtatet klimës sonë dhe ka rezultat shumë të mirë. Për prodhimin e verës jemi vlerësuar me çmim nga Festivali i Veronës në Itali. Niveli i të prodhuarit verë në Shqipëri është rritur tej mase në këto 10 vitet e fundit. Por klientela shqiptare duhet të na njohë më shumë.

Si bëhet vera e Vlorës në tunelin 100-vjeçar!

Njohuritë, veglat e punës, dhe eksperiencën e kemi po ashtu. Nuk kemi pengesa, për të arritur në një nivel të lartë. Këtu prodhojmë verë në një tunel nën tokë, afro 100-vjeçar, i ndërtuar nga italianët. Ka temperaturë konstante, ndryshon sipas stinës me 5 gradë.

Si bëhet vera e Vlorës në tunelin 100-vjeçar!

Unë personalisht kam punuar në Itali në këtë profesion, ku fitova një eksperiencë goxha të mirë. Erdha në qytetin tim për ta bërë këtu atë që di të bëj më mirë. U kthye dhe vëllai im. Bashkë hapëm restorantin dhe dëshira është të sjellim mish të zonës, perime të zonës. Ne jemi zonë e begatë, vera e vaji këtu ka shije tjetër që nuk e gjen askund", thotë Artan Balaj, djali i verës së mirë që e do tokën e tij dhe toka i dhuron verën më të mirë të zonës./ M.K-dritare.net