Si luftohet aflatoksina në fermat moderne shqiptare!
Dritare.net

Siguria e qumështit nuk fillon në fabrikë, por në grazhdin e lopës. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen fermerët modernë është menaxhimi i ushqimit të kafshëve për të parandaluar kontaminimin me aflatoksinë, një toksinë e rrezikshme që vjen nga myku në drithëra.
Në fermat partnere të Lufrës, kjo betejë luftohet me shkencë dhe disiplinë të hekurt, duke treguar se siguria ushqimore ka një kosto të lartë, por të domosdoshme. prej fermerëve: “Njerëzit kanë të drejtë të jenë të kujdesshëm. Ne jemi pro-konsumatorëve, sepse konsumojmë të njëjtin qumësht si familjet e tjera.”, thotë një prej fermerëve në një reportazh për gazetaren Rudina Xhunga në DritareTV.
Fermerët sqarojnë me detaje recetën komplekse të ushqimit të lopëve, e cila hartohet nga nutricionistë të specializuar, shpesh nga jashtë. Dieta përfshin një balancë të saktë të silazhit të misrit, silazhit të barit, jonxhës, grurit, panxharit, sojës dhe premikseve të vitaminave dhe mineraleve. “Ushqimi i lopëve kontrollohet me kujdes: çdo lopë konsumon 24 kg silazh misër, 6 kg silazh bari, 2 kg jonxhë, 2 kg gurë, 3 kg panxhar, 5 kg soje dhe 150 premiksa për energji dhe kalcium. Antimyku përdoret 200 gram për lopë për të eliminuar aflatoksinën.”
Për të luftuar rrezikun e mykut, veçanërisht në kushte lagështie, fermerët përdorin ‘antimyk’ dhe absorbues toksinash në ushqim. Procesi i përgatitjes së ushqimit është i rregulluar: gruri nuk shkon te lopët pa qenë i thatë dhe i ruajtur mirë, ndërsa viçat shtrihen mbi kashta të pastër. Ushqimi voluminoz dhe silazhi prodhohet vetë në fermë, duke siguruar cilësi dhe siguri.

Zgjidhja kërkon bashkëpunim të ngushtë: veterinerë, konsultime me ekspertë italianë dhe kontroll të plotë të zinxhirit të ushqimit. Vetëm kështu sigurohet që qumështi të jetë cilësor dhe i sigurt për konsum. Siç sqaron ai më tej: “Kujdesi është i plotë: katër ditë mungesë qumështi mund të kushtojnë rreth 8 milionë lekë, ndaj çdo ndryshim bëhet menjëherë për të ruajtur cilësinë.”
Ferma prodhon vetë ushqimin voluminoz, silazh dhe bar, ndërsa koncentratet blihen dhe kontrollohen me rigorozitet. Puna është e vështirë dhe kërkon punëtorë të dedikuar, madje edhe nga India, por përkushtimi është i plotë: “Por përkushtimi është i plotë: për kafshët, për fëmijët dhe për cilësinë e qumështit.”/dritare.net