Na ndiqni edhe në

Histori Shqiptare

Në këmbë nga Kosova në Itali. La Repubblica: Historia e Emin Hazirit!

Në këmbë nga Kosova në Itali. La Repubblica: Historia e Emin

Emin Haziri sot është një ndër emrat më të njohur të kuzhinës në Milano. Por e shkuara nuk është kaq e ndritur sa e tashmja dhe padyshim edhe e ardhmja. Emini ka lindur në Kosovë në vitin 1995. Nga Kosova në Itali, të gjithë rrugën e bëri në këmbë.

Për kryeministren italiane Emini mendon se i mungon empatia, sidomos me ata që kërkojnë ndihmë.

“Mendoj se për mikpritjen duhet të mësojë edhe më shumë. T’i japë atyre më shumë mundësi. Nuk mund t’i marrësh emigrantët t’i fusësh në një qendër pritjeje dhe t’i harrosh atje. Por shumica kështu veprojnë sot”.

Shefi i kuzhinës Emin Haziri, hapi restorantin e tij Procaccini Milano në qershor të këtij viti. Ky është kulmi i një karriere që ka pasur mbështetje dhe kujdesin e kuzhinierëve të rëndësishëm, me rikonfirmimin e yllit të Michelin në Cannavacciuolo Bistrot në Torino. Mirëpo, e kaluara e Hazirit nuk ishte e ngjashme me të tashmen. Pas luftës në Kosovë, familja vendos të migrojë në Itali përmes rrugëve ballkanike.

“Prishtinë, Bosnjë, Slloveni dhe në fund Trieste. E gjithë rruga në këmbë”, rrëfen shefi i kuzhinës.

“Isha shtatë vjeç dhe ende mbaj mend që mbaja dorën e nënës sime duke ecur në heshtje.”

Dhe kështu, historia e "kuzhinës së tij të thjeshtë por elegante, e bërë për të kënaqur ata që ulen në tavolinë", nuk mund ta anashkalojë atë periudhë.

"Nëna ime më inkurajon që të mos harroj kurrë se kush jam dhe nga vij."

Kjo është edhe arsyeja pse Haziri e ndjek me vëmendje debatin për emigrantët: “Ata që vijnë emigrantë në Itali e bëjnë për të nisur një jetë të re, por Italia dhe qeveria Meloni aktualisht nuk e ofrojnë këtë mundësi. Kryeministres sonë i mungon empatia. Nëse nuk i keni përjetuar ndjesitë tona të emigracionit, mundohuni t’i kuptoni”, shprehet Emini për La Republica./l.f-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Il Gusto (@ilgusto.it)